ORGANIZATA E MENAXHIMIT TË VAZHDUESHMËRISË SË VLEFSHMËRISË AJRORE

 

Organizatat që menaxhojnë vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të një avioni (CAMO) do të miratohen në përputhje me Pjesën M, Nën-pjesën G të Urdhrit të Ministrit Nr.110 datë 02/10/2012, i cili transpozon Rregulloren e Komisionit (EC) 2042/2003 të datës 20/11/2003 “Për vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra” dhe Rregullores së BE 1321/2014.

Për të bërë certifikimin e një Organizate të Menaxhimit të Vazhdueshmërisë se Vlefshmërisë Ajrore, një aplikant duhet të kalojë në fazat e mëposhtme:

APLIKIMI PARAPRAK

 

Përpara aplikimit zyrtar aplikanti do të dërgojë një letër me përshkrimin e organizatës që do të themelojë dhe do të bëjë një takim me Autoritetin e Aviacionit Civil, sektorin e vlefshmërisë ajrore.

Gjate këtij takimi përfaqësuesit e AAC do të sqarojnë aplikantin për kërkesat rregullatore, të cilat duhet të plotësohen përpara se të merret miratimi, dokumentet që duhet të paraqiten dhe fazat ekzakte në të cilat do të kalojë procesi i miratimit deri në lëshimin e certifikatës.

Gjate këtij takimi përfaqësuesit e AAC do të sqarojnë aplikantin për kërkesat rregullatore, të cilat duhet të plotësohen përpara se të merret miratimi, dokumentet që duhet të paraqiten dhe fazat ekzakte në të cilat do të kalojë procesi i miratimit deri në lëshimin e certifikatës.

APLIKIMI ZYRTAR

 

Aplikanti do të bëjë një kërkesë zyrtare të firmosur nga Drejtori Ekzekutiv i organizatës dhe do ta dërgojë në AAC. Aplikimi do të behet sipas formës së aplikimit që ndodhet në lidhjen “format e aplikimit”.

Së bashku me formën e aplikimit, aplikanti do të dërgojë në AAC dhe dokumentet që do të përcaktohen gjatë takimit me AAC.

AAC do të bëjë vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe do të komunikojë me pikën e kontaktit të organizatës gjatë gjithë procesit të certifikimit

Në rast se përveç menaxhimit të vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore, një organizate do të menaxhojë dhe ri-vlerësimin dhe zgjatjen e afatit të certifikatës së rishikimit të vlefshmërisë ajrore, ajo duhet të marre një miratim shtesë në përputhje me Pjesën M, Nën-pjesën I të rregullores së përmendur më sipër.

Nëse CAMO do të kryejë rishikime të vlefshmërisë ajrore dhe do të lëshojë certifikata të rishikimit të vlefshmërisë ajrore, ajo do të marrë miratime të veçanta nga AAC.