LËSHIMI I CERTIFIKATËS SË VLEFSHMËRISË AJRORE (CofA) DHE CERTIFIKATËS SË

RISHIKIMIT TË VLEFSHMËRISË AJRORE (ARC)

 

Aplikimi për Certifikatën e Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatën e Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të bëhet duke dërguar format e aplikimit të publikuara në lidhjen “Publikimet dhe format”. Format do të dërgohen në AAC së paku dy muaj përpara sjelljes së avionit dhe fillimit të operimeve.

Së bashku me formën e aplikimit, aplikanti duhet të dërgojë në AAC dokumentet e mëposhtme:

  • Për avionët e rinj:
  • Një deklaratë konformiteti nga Organizata e miratuar e prodhimit, ose;
  • Një deklaratë të firmosur nga autoriteti eksportues që avioni është në përputhje me projektin e miratuar nga EASA, dhe;
  • Një raport të Peshës dhe Balancës
  • Manualin e Fluturimit të
  • Për avionët e përdorur:
  1. Në rast se avioni është me origjinë nga një shtet i BE (avion i EASA), një ARC të lëshuar në përputhje me Pjesën M.
  2. Në rast se avioni është me origjinë nga një shtet jo anëtar i BE (avion jo-EASA )
  • Një certifikatë Eksporti të lëshuar nga një autoritet kompetent të shtetit të regjistrit, e cila pasqyron statusin e vlefshmërisë ajrore të avionit në momentin e transferimit;
  • Një raport të peshës dhe balancës me grafikun e ngarkimit;
  • Manualin e Fluturimit të avionit për atë avion kur kërkohet nga kodi i vlefshmërisë ajrore;
  • Rekordet historike për të përcaktuar prodhimin, modifikimin dhe standardet e mirëmbajtjes të avionit duke përfshire dhe kufizimet (kjo mund të kombinohet me Raportin e klasifikimit të avionit që dërgohet gjatë aplikimit për regjistrimin e avionit);
  • Rekomandimin për lëshimin e Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) mbasi është bërë një rishikim i vlefshmërisë ajrore sipas Pjesës M;
  • Programi i Mirëmbajtjes

Pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura nga pronari i avionit, AAC do të bëjë studimin e tyre dhe do të planifikojë auditet për dokumentet dhe avionin.
Pasi AAC të gjejë gjithçka në rregull dhe pasi të jenë korrigjuar të gjitha gjetjet, ajo do të lëshojë CofA dhe ARC për avionin në fjalë.

Lëshimi i Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të bëhet në përputhje me kërkesat e: