Dokumentacioni i udhëtimit
Pasagjerët duhet të informohen dhe të marrin të gjitha dokumentet e nevojshme të udhëtimit (pasaportat, vizat etj.) para udhëtimit të tyre. Dokumentacioni i papërshtatshëm i udhëtimit ose mosrespektimi i rregullave hyrëse dhe dalëse të çdo vendi mund të rezultojë në pasoja të pakëndshme (përjashtim nga fluturimi, refuzimi i hyrjes, etj.).
Ju lutemi të keni parasysh që dokumentacioni i papërshtatshëm i udhëtimit konsiderohet bazë e arsyeshme për mospranimin në bord të avionit dhe prandaj pasagjeri nuk do të ketë të drejtën e kompensimit ose ndonjë të drejte tjetër në përputhje me Rregulloren (EC) 261/2004 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 shkurt 2004 mbi rregullate përbashkëta për kompensimin dhe asistencën për pasagjerët në rast të mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës së gjatë të fluturimeve.