Certifikata e zhurmave
Çdo avion i regjistruar duhet të ketë një certifikate të zhurmave.
Lëshimi i certifikatës së zhurmave do të bëhet në përputhje me Urdhrin e Ministrit të Transportit Nr.149 date 07/04/2014 që transpozon Rregulloren e BE (EU) 748/2012 “Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të vlefshmërisë ajrore dhe të certifikimit mjedisor të avionëve dhe të produkteve të tyre që kanë lidhje me ta, pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për certifikimin e organizatave të projektimit dhe prodhimit”.
Për marrjen e certifikatës së zhurmave pronari i avionit do të bëjë një aplikim zyrtar në AAC sipas formës së paraqitur në lidhjen “Publikimet dhe format”.