Aerodromet e Çertifikuara :
Me qëllim Operimin e sigurisë të Aerodromeve në Republikes e Shqipërisë, në dispozicion për shfrytëzim publik, Autoriteti i Aviacionit Civil kryen çertifikimin e Aerodromeve bazuar në Urdhërin e Ministrit Nr.130, datë 09/11/2012 (Fletore Zyrtare Nr.188 Dhjetor 2012), “Për Miratimin e Rregullores për Çertifikimin dhe Regjistrimin e Aerodromeve Civile në Republikën e Shqipërisë si dhe Detyrimet dhe Përgjegjësite e Operatorëve të Aerodromeve”
Kjo rregullore aplikohet për Aerodromet/Aeroportet e përdorura për :
- Operime të transportit Ajror Ndërkombëtare; ose
- Avionë te transportit publik kombëtarë me peshë maksimale të ngritjes mbi 5700 kg ose me 10 ose më shumëvende pasagjerësh.
Proçesi i çertifikimit kryhet bazuar në Urdhërin e Ministrit Nr.130, datë 09/11/2012 dhe sipas procedurës së jashtme për çertifikimin dhe mbikëqyrjen e Aerodromeve/Aeroporteve.