Autoriteti i Aviacionit Civil, ka marrë pjesë në Panairin e “Punës dhe Studimit”, që u mbajt në Tiranë, duke ofruar informacion të detajuar për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të bëhen pjesë e jona dhe jo vetëm. Stendën e Aviacionit, e kanë vizituar në ditën e hapjes Kryetari i Bashkisë së Tiranës ErjonVeliaj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, të cilët Drejtori i Aviacionit Civil KrislenKeri, i njohu me projektet në aviacion dhe domosdoshmërinë në rritje për staf të kualifikuar të fushës. Në këtë panair “AAC”, prezantoi disa mundësi punësimi në aviacion, për profesionistë të fushës në ekspertizat e mëposhtme:

1-Inxhinieri Elektronike

2-Inxhinieri Mekanike dhe sistemesh

3-Shkenca Ekonomike

4-Shkenca Kompjuterike