ORGANET DREJTUESE TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Qeveria Shqiptare vazhdon t’a konsiderojë transportin ajror si një fushë prioritare dhe të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, lëvizjen e pasagjerëve dhe konektivitetin. Sfidat për sektorin e aviacionit civil ashtu sikurse në të gjithë botën dhe për vendin tonë janë më të mëdha se kurrë më parë.
Roli i lidershipit profesional është i rëndësishëm në udhëheqjen e institucionit drejt reagimeve të shpejta dhe vendimarrjeve të drejta dhe me efikasitet, në përmbushje të misionit për t’a bërë qiellin shqiptar dhe Aviacionin Civil shqiptar pjesë të Qiellit të Vetëm Evropian.
DREJTORI EKZEKUTIV
Z. MAKSIM ET’HEMAJ
Drejtor Ekzekutiv
KËSHILLI DREJTUES I AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
– Z. Dritan Gjonbalaj, kryetar;
– Znj. Elira Kokona, anëtar;
– Znj. Arta Gurabardhi, anëtar;
– Znj. Evis Mamaj, anëtar;
– Z. Genc Resuli, anëtar;
Emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.221, datë 12.3.2020
Emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.80, datë 10.2.2021