AEROPORTI I KUKËSIT ZAYED BIN SULTAN AL NAHYAN

 

Aeroporti i Kukësit Zayed bin Sultan Al Nahyan është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri.
Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish emirt (mbretit) Sheikh Zayed bin Sultan bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përshkrimi i aeroportit

Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane.
Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.