UDHËZIM Nr. 1, datë 26.2.2013

Për Kompensimin Dhe Asistencën E Pasagjerëve Në Rastin E Mospranimit Në Bord Të Avionit Dhe Anulimit Ose Vonesës Gjatë Fluturimeve

URDHËR Nr. 329, datë 22.12.2014

Për Miratimin E Rregullores “Për Të Drejtat E Invalidëve Dhe Personave Me Aftësi Të Kufizuara Lëvizëse Kur Udhëtojnë Nëpërmjet Ajrit

Formulari i ankimimit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit

Ky Formular Mund Te Perdoret Per Te Paraqitur Nje Ankese Per Nje Kompani Ajrore Dhe/Ose Nje Organ Kombetar Zbatues.

Fletëpalosje me përshkrimin e të drejtave të pasagjerëve

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar

UDHËZIM Nr. 17, datë 02.09.2010

Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore

Statistika

Statistika 2013

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar

Statistika 2014

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar

Statistika 2015

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar

Statistika 2016

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar

Të drejtat pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit

Qëllimi i Udhëzimit Nr. 1, datë 26.02.2013, “Për kompensimin, asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anullimit ose vonesës gjatë fluturimeve” të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës e cila transpozon Rregulloren (EC) 261/2004 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit është që të krijoj rregulla të njëtrajtshme të kompensimit dhe ndihmës për pasagjerët në situatat si në vijim:

  • Mospranimi në bord të avionit
  • Anullimi
  • Vonesa
  • Ulje e kategorisë së shërbimit

Pas fillimit të zbatimit të Rregullores, nga secili shtet anëtar në Bashkimin Evropian është kërkuar që të përcaktojë një autoritet përgjegjës për zbatimin e saj. Shqipëria mori zotimin për të miratuar Rregulloren kur u bë pjesë e Marrëveshjes për Zonën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ZPEA).

Autoriteti i Aviacionit Civil është përcaktuar si organi kombëtar për zbatim në Shqipëri.

Për kë është e zbatueshme Rregullorja?

Të drejtat e përcaktuara nga Rregullorja zbatohen si në vijim:

  • Për të gjithë pasagjerët të cilët udhëtojnë nga aeroportet e BE-së/ZPEA-së.
  • Për të gjithë pasagjerët të cilët udhëtojnë jashtë zonës së BE-së/ZPEA-së por të cilët arrijnë në një aeroport të BE-së/ ZPEA-së në një avion të licencuar nga BE-ja/ZPEA-ja (përveç nëse të njëjtit kanë marrë kompensimin apo ndihmë në shtetin e tretë).

Zbatimi i Rregullores është i ndarë ndërmjet Shteteve Anëtare. Autoriteti i Aviacionit Civil, organi zbatues në Shqipëri, proceson ankesat që paraqiten nga fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, ose ato që mbërrijnë në TIA nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së përmes transportuesve të licencuar të BE-së.

Për kë nuk zbatohet Rregullorja?

Rregullorja nuk zbatohet për pasagjerët që udhëtojnë pa pagesë apo me bileta me çmim të zvogëluar që nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë, as nuk zbatohet për pasagjerët të cilët nuk janë lajmëruar për kontroll me kohë. Është e rëndësishme të theksohet që biletat e blera nën programet e udhëtimit të shpeshtë (frequent flyer programs) nuk konsiderohen bileta me çmim të zvogëluar për qëllimin e kësaj Rregulloreje.

Mospranimi në bord të avionit

Kur një fluturim është i mbi-rezervuar dhe transportuesi ajror në mënyrë të arsyeshme pritet që t’i mohojë ndonjë pasagjeri hipjen në bord, transportuesi do të bëjë thirrje së pari për vullnetarë në këmbim të përfitimeve për të cilat duhet të ketë rënë dakord pasagjeri. Nëse ka një numër të pamjaftueshëm të vullnetarëve, kompania ajrore mund t’ua ndalojë hipjen në bord pasagjerëve kundër vullnetit të tyre, por duhet t’i kompensojë ata dhe t’u ofrojë ndihmën e mëposhtme:

  • Informata: transportuesi ajror do të sigurojë një njoftim me shkrim që përcakton rregullat për ndihmë në përputhje me Rregulloren. Përveç kësaj, një shenjë duhet të vendoset në zonën e lajmërimit për kontroll duke iu referuar të drejtave të pasagjerëve nëpërmjet ajrit sipas kësaj Rregullore.
  • Pasagjerëve do t’u ofrohet zgjedhje midis kompensimit të kostos së biletave të tyre, nëse ata vendosin të mos udhëtojnë, dhe kthimin për në destinacionin e tyre përfundimtar në rastin më të parë të mundshëm. Pasagjerët mund të zgjedhin që të udhëtojnë në një datë të mëvonshme siç u konvenon atyre, në varësi të disponueshmërisë së vendeve të lira.
  • Ushqim dhe pije freskuese do t’u ofrohen falas dhe në përputhshmëri të arsyeshme me kohën e pritjes.
  • Vendosja në hotel do të sigurohet kur qëndrimi për një ose më shumë netë bëhet i nevojshëm, si dhe transporti midis hotelit dhe vendit të akomodimit.
  • Do të ofrohen dy thirrje telefonike falas, teleks ose faks mesazhe, ose posta elektronike.
  • Kompensimi, siç është përcaktuar në tabelë (më poshtë). Shuma e kompensimit të pagueshëm mund të reduktohet me 50%, nëse ndryshimi i drejtimit të ofruar mundëson që pasagjeri të arrijë në destinacionin e tij/saj përfundimtar afër kohës origjinale të planifikuar të mbërritjes.

Shuma e kompensimit për mospranimin në bord të avionit

  • Për fluturime më të shkurtra se 1500 km dhe kur vonesa është më shumë se 2 orë pas kohës fillestare të planifikuar të arritjes: 250 €.
  • Për fluturime brenda Komunitetit më të gjata se 1500 km dhe të gjitha fluturimet e tjera mes 1500 km dhe 3500 km kur vonesa është më shumë se 3 orë të kaluara pas kohës fillestare të planifikuar për arritje: 400 €:
  • Për të gjitha fluturimet e tjera që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura më sipër dhe kur vonesa është më shumë se 4 orë pas kohës fillestare të planifikuar të arritjes: 600 €.
Anullimi me njoftim paraprak

Sipas kushteve të Rregullores, të drejtat dhe kompensimi për ju dallojnë në varësi prej asaj se kur jeni informuar për anullimin.

Kompania ajrore duhet të sigurojë njoftim paraprak prej së paku dy javëve për t’iu shmangur pagesës së kompensimit duke ofruar në atë rast qoftë:

  • Një fluturim alternativ në rastin më të hershëm të mundshëm apo më vonë sipas zgjedhjes tuaj në varësi prej vendeve të lira; apo
  • Kompensimin e plotë të biletës.

Nëse ju është siguruar njoftimi paraprak ndërmjet dy javëve dhe shtatë ditëve, kompania ajrore duhet të ofrojë një zgjedhje ndërmjet:

  • Një fluturimi alternativ i cili niset jo më shumë se dy orë para kohës fillestare të nisjes tuaj duke mundësuar mbërritjen në destinacionin tuaj përfundimtar brenda katër orëve nga koha fillestare e planifikuar e arritjes, ose
  • Kompensimin e plotë të biletës.

Në rastin e njoftimit paraprak më të vonshëm se shtatë ditë, kërkohet nga kompania ajrore që të ofrojë një zgjedhje ndërmjet:

  • Një fluturimi alternativ i cili niset jo më vonë se një orë para kohës tuaj fillestare të nisjes dhe që mundëson arritjen brenda dy orëve nga koha fillestare e planifikuar e arritjes, ose
  • Kompensimin e plotë të biletës.

Kompanitë ajrore kanë të drejtë që t’u ofrojnë udhëtarëve transport të krahasueshëm për në destinacionin e fundit, nëse nuk ka fluturim alternativ në dispozicion.

Anullimi pas mbërritjes në aeroport

Në rastin e anullimit pa njoftim paraprak, Rregullorja përcakton si në vijim:

  • Transportuesi ajror do të sigurojë një njoftim me shkrim që përcakton rregullat për ndihmë. Përveç kësaj, një shenjë duhet të vendoset në zonën e regjistrimit me tekstin e mëposhtëm:

“Nëse nuk ju është lejuar hipja në bord ose nëse fluturimi juaj është anulluar apo vonuar për të paktën dy orë, kërkoni nga sporteli i regjistrimit ose porta e hipjes në bord tekstin ku deklarohen të drejtat tuaja, veçanërisht në lidhje me kompensimin dhe ndihmën”

  • Pasagjerëve duhet t’u ofrohet gjithashtu kujdesi dhe ndihma pa pagesë, ndërsa janë duke pritur për ri-drejtimin e fluturimit të tyre – posaçërisht ushqim dhe pije freskuese në lidhje të arsyeshme me kohën e pritjes, akomodim në hotel në rastet kur qëndrimi gjatë natës bëhet i nevojshëm, transporti midis aeroportit dhe vendit të akomodimit dhe dy telefonata, dërgim të postës elektronike, faksit ose teleksit.
  • Fluturim alternativ në rastin e parë të mundshëm apo me transport të krahasueshëm në destinacionin përfundimtar.
  • Kompensim të plotë të biletës për pjesën ose pjesët e udhëtimit të parealizuar, dhe për pjesën ose pjesët e realizuara tashmë, nëse fluturimi nuk i shërben më asnjë qëllimi të planit fillestar të udhëtimit të pasagjerit, ose kur është e përshtatshme, fluturimi kthyes në vendin fillestar të nisjes, në rastin e parë të mundshëm.
  • Kur një qytet, qytezë ose rajon ka në shërbim disa aeroporte, transportuesi ajror mund të ofrojë një fluturim në një aeroport alternativ nga ai që fillimisht është rezervuar. Transportuesi është i obliguar pastaj që t’i mbulojë shpenzimet e transferimit të pasagjerëve në aeroport në atë ku është bërë rezervimi ose në një tjetër destinacion afër destinaiconit siç është arritur pajtimi me pasagjerin.
Kompensimi

Kompensimi në rast të një anullimi varet nga distanca e fluturimit dhe arsyeja për anullimin.

Nëse kompania ajrore mund të dëshmojë se anulimi ishte shkaktuar nga një rrethanë e jashtëzakonshme e cila nuk do të mund të ishte shmangur edhe nëse të gjitha masat e arsyeshme do të ishin ndërmarrë, nuk bëhet pagesa e kompensimit.

Shembuj të rrethanave të jashtëzakonshme mund të përfshijnë kushtet meteorologjike, kufizime të kontrollit të trafikut ajror, rreziqet e sigurisë dhe grevat që ndikojnë në funksionimin e fluturimit.

Siç shpjegohet më lartë, distanca e fluturimit përcakton shumën e kompensimit që duhet paguar.

Nëse distanca e fluturimit është:

  • 1500 km apo më pak, shuma që duhet paguar është 250 €
  • 1500-3500 km dhe të gjitha fluturimet brenda BE-së qoftë edhe mbi 3500km, shuma që duhet paguar është 400 €
  • 3500 km apo më shumë, shuma që duhet paguar është 600 €.

Nëse kompania ajrore mund të ofrojë ndryshimin e drejtimit për në destinacionin përfundimtar i cili nuk kalon:

  • dy orë për fluturime më të shkurtra se 1500 km;
  • tre orë për fluturime ndërmjet 1500 dhe 3500 km; dhe
  • katër orë për fluturime mbi 3500 km

kompensimi do të zvogëlohet për 50%.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se kompensimi është ndryshe dhe dallon nga nocioni riimbursim i shpenzimeve dhe/ose kthimi i parave të shpenzuara për një bilete fluturimi të papërdorur.

Vonesat

Nëse një vonesë përfshihet në kushtet e Rregullores varet nga distanca e rrugës që do të bëhet dhe vonesa në vetvete duhet të jetë së paku 2 orë. Rregullorja do të zbatohet për:

  • vonesa prej së paku dy orë në rastin e fluturimeve deri në 1500 km;
  • vonesa prej së paku tri orë në rastin e të gjitha fluturimeve brenda Komunitetit mbi 1500 km, dhe të të gjitha fluturimeve të tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km;
  • vonesa prej së paku katër orëve në rastin e të gjitha fluturimeve të tjera.

Transportuesi ajror operativ duhet të sigurojë përkujdesje dhe ndihmë në rast të vonesave të tilla.

Kjo nënkupton si në vijim:

  • Informata: transportuesit ajror do të sigurojnë një njoftim me shkrim që përcakton rregullat për ndihmë në përputhje me Rregulloren. Përveç kësaj, një shenjë duhet të vendoset në zonën e regjistrimit (check-in) duke iu referuar të drejtave të udhëtarëve nëpërmjet ajrit sipas Rregullores.
  • Ushqimi dhe pijet freskuese do t’u ofrohen udhëtarëve falas dhe në lidhje të arsyeshme me kohën e pritjes.
  • Strehimi në hotel do të sigurohet kur qëndrimi për një ose më shumë net bëhet i nevojshëm, si dhe të transporti midis hotelit dhe vendit të akomodimit.
  • Komunikimet: udhëtarëve do t’u ofrohen falas dy thirrje telefonike, teleks ose faks mesazhe, apo posta elektronike.

•           Rimbursimi: kur vonesa e fluturimit është së paku pesë orë, udhëtarëve do t’u ofrohet rimbursimi brenda shtatë ditësh të kostos së plotë të biletës me çmimin me të cilin është blerë për pjesën ose pjesët e udhëtimit të pa përfunduar. Nëse megjithatë, qëllimi i udhëtimit nuk është më i arritshëm, atëherë duhet të ofrohet rimbursimriimbursim për pjesën e udhëtimit të bërë tashmë.

Kompensimi

Edhe pse vetë Rregullorja nuk përcakton shprehimisht se kompensimi është i pagueshëm në rastet e vonesës, akti i nxjerr së fundmi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në rastet Sturgeon vs. Condor Flugdienst GmbH dhe Bock dhe të Tjerët vs. Air France SA pohon se kompensimi mund të paguhet në situata kur vonesa kalon tri orë.

Shuma e kompensimit e cila mund të paguhet në rrethanat e mësipërme varet nga distanca e fluturimit dhe arsyeja për vonesën.

Nëse kompania ajrore mund të dëshmojë se vonesa u shkaktua nga një rrethanë e jashtëzakonshme e cila nuk ka mundur të shmanget edhe nëse të gjitha masat e arsyeshme do të ishin marrë, nuk do të paguhet asnjë kompensim.

Shembuj të rrethanave të jashtëzakonshme mund të përfshijnë kushtet meteorologjike, kufizime të kontrollit të trafikut ajror, rreziqet e sigurisë dhe grevat që ndikojnë në funksionimin e fluturimit.

Siç u tha më parë, distanca e një fluturimi përcakton shumën e kompensimit që duhet paguar.

Nëse distanca e fluturimit është:

  • 1500 km apo më pak, shuma që duhet paguar është 250 €
  • 1500-3500 km dhe të gjitha fluturimet e BE-së mbi 3500km, shuma që duhet paguar është 400 €
  • 3500km apo më shumë, shuma që duhet paguar është 600 €.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se kompensimi është i ndryshëm dhe dallon nga nocioni rimbursimriimbursimi i shpenzimeve dhe/ose rikthimi i parave të shpenzimit të një bilete fluturimi të papërdorur.

 

Ulja e kategorisë së shërbimit

Kur një kompani ajrore vendos një pasagjer në një klasë më të ulët se ajo për të cilën është blerë bileta, ajo duhet të kompensojnë një përqindje të biletës. Shuma e kompensimit dallon në varësi nga distanca e fluturimit.

Nëse distanca e fluturimit është:

  • 1500 km apo më pak: 30% e biletës duhet të rimbursohet;
  • 1500-3500 km: 50% e biletës duhet të rimbursohet;
  • Më shumë se 3500 km: 75% e biletës duhet të rimbursohet.

Nëse një kompani ajrore vendos një pasagjer në një klasë më të lartë (dmth. ngritje e klasës së shërbimit) nga ajo për të cilën është blerë bileta, nuk mund të kërkojë ndonjë pagesë shtesë.

Proçedura e ankimimit

Rekomandohet që pasagjerët së pari t’i paraqesin ankesat e tyre me bazë Udhëzimin Nr.1, datë 26.02.2013 (Rregullorja e BE-së 261/2004) tek transportuesi ajror për shqyrtimin e tij. Megjithatë, nëse transportuesi ajror nuk i përgjigjet kërkesës në përputhje me Rregulloren ankesa duhet të përcillet qoftë në Autoritetin e Aviacionit Civil apo në organin përkatës kombëtar të zbatimit.

Organi Kombëtar i Zbatimit të secilit Shtet Anëtar është përgjegjës për nisjet nga aeroportet brenda territorit të vet dhe arritjet në aeroportet e tilla nga vendet e treta nëpërmjet transportuesve të liçencuar të ZPEA. Prandaj, nëse fluturimi juaj ka filluar nga Londra, atëherë ankesa juaj duhet të dorëzohet në organizatën kombëtare të zbatimit të Britanisë së Madhe, ndërsa nëse fluturimi u nis nga Tirana, atëherë organi përkatës është Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

Për të siguruar që i keni përfshirë të gjitha informatat përkatëse në ankesën tuaj, Autoriteti i Aviacionit Civil ka përgatitur një formular ankimimi i cili është i ngjashëm me atë të përgatitur nga Komisioni Evropian.

Kur ta dorëzoni ankesën tuaj, ju lutemi sigurohuni që keni bashkëngjitur kopjet e itinerarit tuaj/biletës elektronike, faturat dhe çdo dokumentacion tjetër relevant. Origjinalet duhet të ruhen nga pasagjeri.

Në rast se pasagjerët kanë vështirësi në marrjen e detajeve të kontaktit për transportuesin e tyre ajror, ju lutem kontaktoni këtë zyrë dhe ne do të përpiqemi që t’ju ndihmojmë.

 

Ankesat mund të dërgohen për vëmendjen e Autoritetit të Aviacionit Civil me postë elektronike në pax@acaa.gov.al, ose me postë në adresën e mëposhtme:

Autoriteti i Aviacionit Civil, Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205, Tiranë, Shqipëri.

Na Kontaktoni

Adresa: Rr. Sulejman Delvina P.O. Box 205 Tirana, Albania
Tel/Fax : 04 22 51 220/ 22 23 969
E-mail: info@aac.gov.al

Orari

}

E Hënë - E Enjte: 08:00 -16:30
E Premte: 08:00 - 14:00

E Shtunë & E Dielë: Mbyllur

Buletini Informativ

Rregjistrohu për te marre informacione te përditesuara.

Rreth Nesh

Misioni i AAC eshte ofrimi i shërbimeve efikase, të sigurta, dhe të parrezikshme për sektorin e Aviacionit Civil Shqiptar.

http://www.aac.gov.al

Asistenti Aeroportual

Shkarko aplikacionin: KËTU

 Shkarko aplikacionin: KËTU