ORGANIZATA E MIRËMBAJTJES SIPAS PJESËS M, NËN-PJESËS F

 

Organizata e mirëmbajtjes sipas pjesës M, nën-pjesës F, mund të mirëmbajë avionë që janë brenda fushës së tyre të miratimit me kusht që këto avionë nuk do të përdoren për transport ajror komercial (CAT) dhe masa e tyre maksimale e ngritjes nuk i kalon 5700 kg.

Këto organizata do të miratohen në përputhje me Pjesën M, Nën-pjesën F, të Urdhrit të Ministrit Nr.110 datë 02/10/2012, i cili transpozon Rregulloren e Komisionit (EC) 2042/2003 të datës 20/11/2003 “Për vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit te përfshire në këto detyra”, si dhe Rregullores së BE 1321/2014 duke kaluar në etapat si në rastin e miratimit të Organizatave të Menaxhimit të Vazhdueshmërisë së Vlefshmërisë Ajrore të përmendur më sipër.