ORGANIZATA E MIRËMBAJTJES SIPAS PJESËS 145

 

Organizata e mirëmbajtjes sipas Pjesës 145 mirëmban avionët që përfshihen brenda fushës së aktivitetit të miratuar.

Kjo është e vetmja organizate mirëmbajtje që mund të mirëmbajë avionët e transportit ajror komercial (CAT).

Këto organizata do të miratohen në përputhje me Pjesën 145 të Urdhrit të Ministrit Nr.110 datë 02/10/2012, i cili transpozon Rregulloren e Komisionit (EC) 2042/2003 të datës 20/11/2003 “Për vlefshmërinë ajrore te produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve te avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit të përfshire në këto detyra”, si dhe Rregullores së BE 1321/2014, duke kaluar në fazat si më sipër.