Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, publikon rregulloren e mëposhtme:

RREGULLORE ZBATUESE që përcakton rregullat e hollësishme mbi pagesat e gjobave dhe dënimeve periodike sipas Rregullores Bazë

Në kuadër të detyrimeve për transpozimin e akteve të Aneksit I të Marrëveshjes Shumëpalëshe, bashkëlidhur është projekti që transpozon “COMMISSION IMPLEMENTING REGULATION (EU) No 646/2012 of 16 July 2012 laying down detailed rules on fines and periodic penalty payments pursuant to Regulation (EC) No 216/2008 of the European Parliament and of the Council”.

Këto parashikime përcaktojnë rregullat që ndjek EASA gjatë procesit të marrjes së masave administrative të gjobës dhe pagesave periodike në formë penaliteti. Në këtë rast, subjekt i kësaj rregulloreje do të jene subjektet, që janë certifikuar nga EASA, qofshin këto subjekte të vendeve të treta.

AAC i bën thirrje grupeve të interesit, që të japin çdo sugjerim të mundshëm në lidhje me këto rregullore, për ti rregulluar dhe përshtatur sa më mirë.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara brenda datës 20 Shtator 2019 në adresën elektronike info@acaa.gov.al