LEJET E FLUTURIMIT

Avionët që fluturojnë për/nga territori i Republikës së Shqipërisë duhet të bëjnë uljen e parë ose largimin përfundimtar nga një aeroport ndërkombëtar. (AIP Albania, AD 1.3). Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ushtron të drejtën për të pajisur më leje fluturimi transportuesit ajror sipas procedurave e lëshimit të lejes së fluturimit të mirëpërcaktuara. Transportuesit ajrorë të huaj, për të ushtruar të drejtat e trafikut ajror në rrugët brenda Republikës së Shqipërisë, pajisen me leje nga AAC, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit në fjalë.