Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar dhe ai turk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim forcimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në këtë fushë. Gjatë takimit me zv. Drejtorin e Përgjithshëm turk Haydar Balçin, Keri e falënderoi për gatishmërinë në forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit në aviacionin civil, në veçanti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe mundësinë e krijimit të kompanisë së përbashkët ajrore “AirAlbania”. Z. Keri theksoi se falë mbështetjes dhe vëmendjes së madhe që Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Rama po japin ndaj aviacionit, do të ketë zhvillime pozitive në këtë industri me impakt të lartë në turizëm dhe ekonominë e vendit.Nga ana e tij z. Balçin i shprehu vlerësimet z. Keri duke theksuar se Aviacionit Civil turk është i gatshëm të asistoj me eksperiencën e gjatë autoritetin shqiptar për plotësimin e nevojave teknike .Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, synon që nëpërmjet kësaj marrëveshje të rris kapacitetin teknik institucional, me qëllim përballimin me sukses së aktivitetit të shtuar aeronautik, veçanërisht në drejtim të mbikëqyrjes së operatoreve ajror, mbikëqyrjes Aeroportuale dhe mbikëqyrjes së sigurisë në aviacion. Një tjetër fushë bashkëpunimi do të jetë pjesa e trajnimeve dhe edukimit në aviacionin civil, ku Turqia e ofron këtë shërbim në rreth 50 institucione të specializuara. Zv. Drejtori përgjegjës për aeroportet në Turqi, z. Erel shprehu gatishmërinë për të koordinuar përpjekjet e autoriteteve shqiptare për rilindjen e edukimit për të rinjtë shqiptarë në fushën e aviacionit civil, edukim ky që nuk ofrohet më në vendin tonë që prej mbylljes së Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Autoriteti i Aviacionit turk ka nën mbikëqyrje 57 aeroporte, 33 nga të cilët aeroporte ndërkombëtarë, 13 kompani ajrore dhe shumë operatorë të tjerë të aviacionit të përgjithshëm. Aktiviteti aeronautik në vend mbikëqyret nga një staf i kualifikuar rregullator prej 270 personash. Edukimi për të rinjtë shqiptarë në fushën e aviacionit civil, edukim ky që nuk ofrohet më në vendin tonë që prej mbylljes së Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Autoriteti i Aviacionit turk ka nën mbikëqyrje 57 aeroporte, 33 nga të cilët aeroporte ndërkombëtarë, 13 kompani ajrore dhe shumë operatorë të tjerë të aviacionit të përgjithshëm. Aktiviteti aeronautik në vend mbikëqyret nga një staf i kualifikuar rregullator prej 270 personash.