Aeroplani i EASA-s

Të gjitha llojet e operimeve të fluturimit janë subjekt i Aktit të Trafikut Ajror (Dok. ICAO ,Aneksi II, Transpozuar me Urdhrin e Ministrit të Transporteve Nr. 83, dt.01.08.2012). Rregulloret dhe Rregullat e Ajrit.

Aeroplani i EASA nënkupton një avion i cili është në përputhje me Rregulloren(EC) 216/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 20 shkurti 2008, nën juridiksionin e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

Transporti ajror tregtar me avionët EASA mund të kryhet nga një operator avioni, në përputhje me Rregulloren e Komisionit (BE) Nr. 965/2012 (i ndryshuar) i 5 tetorit 2012 që parashtron kërkesat teknike dhe procedurat administrative lidhur me operimet ajrore në përputhje me Rregulloren (KE) Nr. 216/2008 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit. Operatorët e avionëve që kryejnë Transportin Ajror Tregtar nga avionët EASA, përveç Certifikatës së Operatorit Ajror, gjithashtu do të marrin Licencën e Operimit. Kushtet për operatorët e avionëve për të marrë Licencën Operimit janë të përcaktuara në Udhëzimin e Ministrit nr. 17/2010 (Reg.(EC) 1008/2008) mbi rregullat e përbashkëta për funksionimin e shërbimeve ajrore.

Rregulloret Kombëtare: Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë Ligji No. 10040, dt 22.12.2008; UM No 151, dt. 09.04.2014 i amenduar; UM No 17, dt. 02.09.2010 i amenduar.

Rregulloret e Bashkimit Evropian: Reg. (BE) No 965/2012; (KE) 216/2008 (KE) No 1008/2008: