AKTIVITETE ME PARAGLIDER DHE PARASHUTË

  • Në lidhje me aktivitetet me paraglider, deltaplanë dhe parashutë, për çdo rast duhet te kontaktoni shërbimin e trafikut ajror (Albkontroll) dhe Autoritetin e Aviacionit Civil, duke dhënë detaje mbi koordinatat e zonës, kohën, vendet e uljes dhe ngritjes (për të cilat koordinohet dhe duhet te merret miratimi nga entet lokale ose private).
  • Pilotët të cilët duan të kryejnë këto aktivitete duhet të jenë të pajisur me licenca sipas Urdhrit të Ministrit Nr.49, datë 30.04.2012
    (https://www.aac.gov.al/wp-content/uploads/2017/04/28.-URDHER-NR.49-DATE-30.04.2012.pdf).
  • Gjithashtu organizimi i këtyre aktiviteteve duhet të zhvillohet në klasën G (hapësirë ajrore e pakontrolluar) dhe të zbatohen rregullat e ajrit.
    Për detaje referojuni linkut mbi AIP-AL (https://www.aac.gov.al/aip)
  • Kërkesat për ulje duhet të dërgohen pranë Autoritetit të Aviacionit Civil jo më pak se 15 ditë përpara fillimit të aktivitetit.
    Për më tepër informacion referojuni linkut (https://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/116-2012.pdf).