Publikohet Urdhëri i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij”

Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoritetet portuale, ngarkohen për ndjekjen dhe për zbatimin e këtij urdhri.( Urdhër Nr. 169, datë 5.6.2020)

Theksohet se njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet, portet, pikat e kalimit kufitar respektive.

Me këtë rast ju bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.

Ekstrakti PROTOKOLLET E OPERIMIT NË TRANSPORTIN AJROR, NË KUADËR TË PARANDALIMIT DHE TË KONTROLLIT TË PANDEMISË COVID-19, gjendet mëposhtë:

Për-zbatimin-e-protokolleve-të-operimit-në-transportin-ajror-në-kuadër-të-parandalimit-dhe-të-kontrollit-të-pandemisë-COVID-19

Ndërsa i plotë Urdhëri i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë mund të lexohet në lidhjen: http://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/06/05/169