Uljet e detyruara

 

1. Nëse një avion gjatë një fluturimi, në të cilin zbatohen kufizimet për vendin e uljes të përcaktuar në GEN 1.2.1, paragrafi 1.2.1, detyrohet për shkak të një aksidenti, kohës së keqe, ose ndonjë shkak tjetër të pashmangshëm, të ulet në një vend tjetër, përveç një aeroporti të dizenjuar, piloti në komandë i atij avioni duhet të raportojë sa më parë të jetë e mundur.

Piloti në komandë duhet të pajtohet me çdo udhëzim të dhënë nga një Zyra Emigracionit në lidhje me çdo udhëtar, ekuipazh, apo mall në bordin e avionit.

2. Në të gjitha situatat e uljes së detyruar, çdo veprim i marrë nga zyrtarët e Zyrëtarët e Zyrës së Emigracionit do të marrë parasysh plotësisht nevojat shëndetësore dhe të sigurisë për udhëtarët dhe ekuipazhin.

3. Një ngritje pas një uljeje të detyruar në një aeroport të caktuar ose në një vend tjetër përveç një aeroporti të caktuar do të lejohet vetëm me autorizimin e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar.