COLOGNE/STOCKHOLM, 2 Dhjetor, 2020 – Njerëzit që udhëtojnë gjatë pandemisë së COVID-19 nuk duhet të trajtohen automatikisht si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, por duhet të trajtohen njësoj si pjestaret e tjerë të popullsisë që nuk kanë ndonjë kontakt direkt me një person të infektuar me COVID-19, thonë udhëzimet e reja Europiane për udhëtimin nga ajri.  Udhëzimet për testimin dhe karantinimin e udhëtarëve që udhëtojnë me avion u publikuan së bashku nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian me kërkesë nga Komisioni Europian. Ky dokument shtohet në Protokollin Për Shëndetin dhe Sigurinë në Aviacion të publikuar fillimisht në Maj të 2020.

 “Udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si popullsi me rrezik të lartë, as të trajtohen si kontakte të rasteve me COVID-19, përveç se kur dihet se kanë qenë në kontakt me një rast pozitiv të konfirmuar,” thotë udhëzimi, duke shtuar: “Udhëtarët duhen trajtuar në të njëjtën mënyrë si rezidentët lokalë dhe për ta të aplikohen të njëjtat rregulla ose rekomandime si popullata lokale.”

 

 Bazuar në informacionet dhe provat më të fundit shkencore, konkluzioni i dokumentit reflekton faktin se prevalenca e koronavirusit të ri mes udhëtarëve është vlerësuar të jetë më e ulët sesa në popullatën e përgjithshme. Përveç kësaj, masat e marra në aviacion e minimizojnë mundësinë e transmetimit gjatë procesit të udhëtimit nga ajri.  

 

“Ky dokument i ri është një kontribut i vërtetë në benefit të qytetarëve Europianë,” tha Patrick Ky, Drejtori Ekzekutiv pranë  EASA. “Gjetjet e tij janë të rëndësishme për të bërë të mundur bashkimin e shumë familjeve për Krishtlindje. Bazohet mbi masat që ne kemi vendosur më parë me Protokollin e Shëndetit e Sigurisë në Aviacion dhe përforcon idenë se nuk ka risk të shtuar në udhëtimin nga ajri – përkundrazi udhëtarët me avion shihen si një popullatë relativisht “e sigurtë ndaj Covid”.

Ne do të inkurajojmë vendimmarrësit kombëtarë që ti marrin në konsideratë këto rekomandime kur të bëjnë politikat e tyre.”

Fakti që Virusi tashmë është i vendosur kudo në Bashkimin Europian dhe në zonat ekonomike europiane dhe Mbretërinë e Bashkuar, siç është dhe në shumicën e zonave gjeografike në të gjithë botën, është një fakt i rëndësishëm për tu konsideruar në konkluzionet e dokumentit.

Në këtë skenar, testimi dhe karantina kanë një impakt të limituar në reduktimin e shpërndarjes, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat me risk të ngjashëm ose kur lëvizim nga zona më pak të rrezikshme “jeshile” në zonat “portokalli” ose “të kuqe”. Testimi rutinë i pasagjerëve në raste të tilla mund të ketë impakt negativ: duke shmangur burimet nga rastet më urgjente siç janë gjurmimi i kontakteve dhe testimi i atyre që kanë pasur kontakt direkt me raste të infektuara.

 

 “Evidenca shkencore e përfshirë në shtesën e Protokollit të Shëndetit dhe Sigurisë në Aviacion nga ECDC-EASA konkludon se Shtetet Anëtare nuk duhet të fokusohen tek ekzaminimi i udhëtarëve,” tha Andrea Ammon, drejtor i ECDC. “Ne këshillojmë Shtetet Anëtare të fokusohen në vend të kësaj, në ngritjen e kapaciteteve të mira testuese për rastet e dyshuara në komunitet, të shoqëruara me izolimin e rasteve pozitive, si dhe gjurmimin e kontakteve dhe karantinimin e tyre.” 

 

Skenari kryesor kur testimi dhe karantina mund të jenë të dobishme, sipas udhëzimit, është kur udhëtarët lëvizin nga një zonë me incidencë shumë të lartë – më të lartë se limiti i zonave “të kuqe” me 50 raste për 100,000 banorë për 14 ditë, në një tjetër zonë “të kuqe” me normë më të vogël infektimi ose në një zonë “portokalli” e “jeshile”.

Për më shumë detaje, ju lutem lexoni Udhëzimin e plotë: full text of the Guidelines

 

Burimi: www.easa.europa.eu