REGJISTRIMI DHE CERTIFIKIMI I AVIONËVE

 

Kur importohet një avion në Republikën e Shqipërisë ai do të regjistrohet në Regjistrin e Aviacionit Civil Shqiptar. Regjistrimi i avionëve  do të bëhet nga AAC në përputhje me Urdhrin e Ministrit Nr. 113 datë 12/10/2012 “Mbi regjistrimin e avionëve”. Një avion mund të regjistrohet në Regjistrin e AAC në se ai zotërohet dhe/ose operohet nga një shtetas shqiptar ose nga një kompani e themeluar sipas ligjeve të zbatueshme dhe që vendin kryesor të operimit e ka në territorin Shqiptar. Përpara se të bëhet regjistrimi i avionit në Republikën e Shqipërisë ai nuk duhet të jetë i regjistruar në një shtet tjetër. Kjo vërtetohet nga certifikata e çregjistrimit të avionit të lëshuar nga shteti i mëparshëm i regjistrimit.

Kur importohet një avion në Republikën e Shqipërisë, duhet që nga shteti i regjistrit të mëparshëm të merret një Certifikatë e vlefshmërisë ajrore për eksport.