Për transportin e vlerave monetare

Të nderuar drejtues të kompanive private të sigurisë fizike.

Sic ka rezultuar kompanitë që ju drejtoni janë angazhuar prej vitesh edhe në aktivitetin e transportit të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara në rrugë tokësore me automjetet dhe personelin tuaj të sigurisë dhe dorëzimin e tyre në avion sipas kontratave apo marrëveshjeve në fuqi me bankat. Dhe se kjo veprimtari kryhet nën masa të vecanta të sigurisë në kuptim të ligjeve: Për shërbimin privat të sigurisë fizike, Ligj, Nr.75/2014, Datë: 10.07.2014, Data e.Miratimit: 10.07.2014, Flet.Zyrtare Nr.124; Për përdorimin e armëve të zjarrit, – Ligj, Nr.72/2014, Datë: 10.07.2014, Data.e Miratimit: 10.07.2014, Flet.Zyrtare Nr.124, të udhëzimeve të MPBr, etj

Por në kuptim të sigurisë së aviacionit civil, kjo veprimtari kërkon një rregullim të posaçëm, bazuar në aktet rregullatore në fuqi të zbatueshme nga transportuesit ajror, operatorët e aeroportit, agjentët e rregullt për Kargo dhe Postë ajrore, etj. Thelbi i së cilës është garantimi për AAC se kontrollet e sigurisë kryhen dhe se për dërgesat gjatë marrjes, transportit dhe dorëzimit në avion garantohet paprekshmëria e dërgesës nga ndërhyrjet dhe fshehja e artikujve të ndaluar në këto dërgesa për transport në rrugë ajrore.

Bashkëlidhur ju do gjeni një formë aplikimi të cilën nëse jeni të interesuar duhet ta plotësoni me kujdes dhe ta dërgoni me e.mail në adresën : bujar.hazizaj@acaa.gov.al

 Drejtoria e Mbikqyrjes se Sigurise se Aviacionit mbetet ne dispozicionin Tuaj për çdo sqarim të kërkuar.

 

Na Kontaktoni

Adresa: Rr. Sulejman Delvina P.O. Box 205 Tirana, Albania
Tel/Fax : 04 22 51 220/ 22 23 969
E-mail: info@aac.gov.al

Orari

}

E Hënë - E Enjte: 08:00 -16:30
E Premte: 08:00 - 14:00

E Shtunë & E Dielë: Pushim

Buletini Mujor

Regjistrohu për të marrë buletinin mujor me email

Rreth Nesh

Misioni i AAC është ofrimi i shërbimeve efikase, të sigurta, dhe të parrezikshme për sektorin e Aviacionit Civil Shqiptar.

http://www.aac.gov.al

Asistenti Aeroportual

Shkarko aplikacionin: KËTU

 Shkarko aplikacionin: KËTU