NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME

 

Autoriteti i Aviacionit Civil, kërkon të punësojë me kontratë të përkohshme një auditues të pavarur i cili do të jetë pjesë e grupit të punës për hartimin e termave të referencës, specifikimeve teknike dhe përcaktimit të fondit limit të kontratës së konsulencës “Vlerësim i pavarur ekonomik i kontratës konçensionare të TIA”, në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara si më poshtë, deri në përfundim të objektit të punës së këtij grupi, e vlerësuar 30 ditë.

Kandidatët që duan të aplikojnë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë kriteret dhe proçedurat e mëposhtme:

Kërkesat e veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve:

  • Të zotëroj diplomë master në shkencat ekonomike;
  • Të jetë i pajisur me liçensë për të ushtruar profesionin e Ekspertit Kontabël të Regjistruar;
  • Diploma apo çertifikata të tjera që provojnë kompetencë në fushën e auditimit dhe atë të konsulencës financiare përbëjnë avantazh;
  • Të ketë aftësi organizative, administrative si dhe aftësi komunikimi;
  • Të përmbushë afatet, të jetë i/e gatshëm për të punuar fort dhe i/e orientuar drejt arritjes së rezultateve;
  • Të ketë njohuri kompjuterike në programet bazë Microsoft Word, Excel, Powerpoint & Outlook.

Përgjegjësitë:

Detyrat e Audituesit të pavarur do të jenë:

  • Audituesi i pavaur do të jetë pjesë e grupit të punës për hartimin e termave të referencës, specifikimeve teknike dhe përcaktimit të fondit limit për kontratën e konsulencës “Vlerësim i pavarur ekonomik i kontratës konçensionare të TIA”;
  • Audituesi i pavarur në bashkëpunim me anëtarët e grupit të punës do të kryejnë detyrat në përputhje me përcaktimet e Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar dhe në përputhje me Dokumentat Standarte të Tenderit për shërbimin e konsulencës.

Proçedurat e Përgjithshme të Aplikimit:

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Kopje të kartës së identitetit
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Kopje të diplomës së nivelit të dytë;
  • Kopje të liçensës nga IEKA apo ekuivalente me të;
  • Kopje të diplomave apo çertifikatave të tjera

Aplikimet duhet të dërgohen në zarf të mbyllur duke specifikuar pozicionin në adresën:

Institucioni i Autoriteti i Aviacionit Civil
Rr. “Sulejman Delvina”, nr.1, P.O BOX 205, Tiranë, Shqipëri
Në vëmendje të Drejtorisë së Administratës  dhe Shërbimeve

 

Afati
Aplikimet pranohen deri në datë 24 Prill 2018, ora 16:30. Do të shqyrtohen vetëm ato aplikime që mbërrijnë brenda këtij afati. Pas vlerësimit të dokumenteve vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.