Këshilli i ICAO-s ngre Task Force për Rimëkëmbjen e Aviacionit

Montreal, 29 Prill 2020 – Në përgjigje të ndikimit serioz të ndjerë përreth sektorit të industrisë si rezultat i COVID-19, dhe nevojës për koordinim ndërqeveritar dhe me industrinë për të ndihmuar rilidhjen në nivel botëror, përfaqësuesit nga 36 vendet anëtare të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) kanë ngritur një Task Force COVID-19 për Rimëkëmbjen e Aviacionit.

Qëllimi i Task Forcës së Këshillit do të jetë identifikimi dhe rekomandimi i prioriteteve strategjike dhe politikave për Shtetet dhe operatorët e industrisë.

Ajo do lëviz përpara të gjitha të dhënat e disponuesshme qeveritare dhe të industrisë në drejtim të zgjidhjeve për sfidat aktuale që janë ndjer gjerësisht në sektor, dhe prioritetet do të adresohen për ringritjen e rrjetit për periudhën e post-COVID në botë, dhe do e bëj atë më shume elastik dhe reagues në proces.

“Siç jemi në dijeni, lidhja ajrore është kritike për ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në çdo rajon të botës. Për pasojë, një rimëkëmbje efektive e transportit ajror ndërkombëtar është me rëndësi për të mbështetur rimëkëmbjen e eknomisë botërore pas pandemisë së COVID-19,” theksoi Presidenti i Këshillit të ICAO-s Salvatore Sciacchitano ndërsa adresoj takimin e parë të Task Forcës.

“Ne nuk po flasim për një rimëkëmbje pas krizës së transportit ajror ndërkombëtar. Transporti ndërkombëtar ajror është ndeshur me disa kriza në të kaluarën nga të cilat ai ka qënë i afatë të ringrej pozicionin e tij falë iniciativave në kohë të marra nga ICAO. Përparimi i arritur përgjatë dekadave mund të harrohet nëse transporti ajror ndërkombëtar nuk rikthehet shpejtë dhe me efikasitet.”

“Në këto kohëra të pazakonshme dhe rrethana të veçanta, ICAO bënë thirrje për të shpëtuar transportin ajror ndërkombëtar dhe të lehtësohet rifillimi i operimeve”, nënvizon Presidenti i Këshillit të ICAO-s Salvatore Sciacchitano në theksimet e tij për Task Forcën.

Këshilli i ri i Task Forcës është i përbërë nga Anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues të nivelit të lartë të industrisë së aviacionit duke përfshirë Drejtorët e Përgjithshëm të gjithë shumicës së bashkimeve të industrisë ajrore të transportit. Entitetet e Kombeve të Bashkuara si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH/ WHO) dhe Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) janë gjithashtu të pranishme, si dhe disa drejtues të administrative kombëtare dhe rajonale të aviacionit.

Si kryetar i Këshillit të Komitetit të Transportit Ajror, Z. Philip Bertox, Përfaqësues i Francës në Këshillin e ICAO-s, u emërua nga Presidenti Sciacchitano për të shërbyer edhe si Kryetar i Task Forcës. Z. Boubacar Djibo, Drejtor i Byrosë së Transportit Ajror të ICAO-s do shërbej si Sekretar i saj.

Këshilli parashikon të nxjerr rezultatet e para të Task Forcës në fund të Majit 2020.
ICAO ka vën në dispozicion portalin: ICAO për COVID-19
ICAO’s COVID-19 portal

Në anglisht download këtu