Mjedisi

 

Mbrojtja mjedisore,  bazuar në Ligjin Nr.10 040, datë 22.12.2008 , “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, (Fletore Zyrtare Nr. 200 Dhjetor 2008 / Nr.164 Dhjetor 2011), nënkupton të gjitha veprimtaritë që kanë qëllim vlerësimin dhe minimizimin e ndikimit të Aviacionit Civil mbi mjedisin, si rrjedhojë e zhurmës së krijuar nga avionët civilë, emetimet e motorëve të tyre, substancat dhe karburantet e përdorura në veprimtaritë aeronautike, si dhe mbetjet e krijuara nga këto veprimtari.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në përputhje me detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, është organi përgjegjës për garantimin e standardeve në lidhje me zhurmat e krijuara nga operimi i avionëve.

Rregullat për kërkesat, vlerësimin, përjashtimet dhe kufizimet operative, të lidhura me zhurmat e krijuara nga operimi i avionëve, përcaktohen me rregullore të përbashkët të ministrit dhe ministrit që mbulon çështjet e mjedisit, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.

Ligji Nr.10 040, datë 22.12.2008 , “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Fletore Zyrtare Nr. 200 Dhjetor 2008
Fletore Zyrtare Nr. 164 Dhjetor 2011