MISIONI

Misioni ynë është të krijojmë një mjedis të aviacionit civil në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, përmes monitorimit të vazhdueshëm, nderveprimit me operatoret dhe nivelit të lartë të kompetencës profesionale të personelit te AAC.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka pergjegjesi te qarte per rregullimin dhe mbikqyrjen e sigurise ne te gjithe veprimtarine e transportit ajror civil ne Republiken e Shqiperise, ne zbatim te ligjit nr. 10.040 date 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise”. Duke qenë anetare në Organizatat Ndërkombëtare të Aviacionit, ne perputhje me detyrimet perkatese, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të kontribuar “për të garantuar rritje të sigurt dhe të rregullt të aviacionit ndërkombëtar civil në nivel global”. Objektivat tona për nxitjen e sigurisë integrohen me sistemet e ICAOs/ ECAC, / EASAs dhe EUROCONTROL, te traspozuara ne legjislacionin baze te aviacionit civil ne R.SH, Kodit Ajror, Ligjit per Autoritetin e AAC si dhe VKM-ve, Urdhrave, Udhezimeve te dale me qellim, garantimin e nje transporti ajror te sigurte.
AAC eshte e orjentuar drejt permbushjes me efektivitet dhe eficence te nevojave te pasagjereve dhe shoqerise ne teresi. AAC kerkon te promovoje zhvillimin e aviacionit civil dhe te thjeshtezoje zhvillimin ekonomik ne te gjithe vendin, nepermjet mbeshtetjes dhe bashkepunimit te vazhdueshem me te gjithe palet e perfshira.

VIZIONI

Vizioni i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar është që të ketë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhershme siguri dhe efiçencë në bazën e aktivitetit të tij, duke u bërë kështu plotësisht i përputhshëm me rrjetin evropian të transportit ajror.
Një aspekt i rëndësishëm i aktivitetit tonë është garantimi i burimeve të mjaftueshme financiare ne menyre që personeli të ketë aftësitë e duhura dhe trajnimet për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, si në lidhje me sigurinë apo funksione të tjera. AAC-ja përpiqet të nxisë konceptet dhe parimet e menaxhimit të sigurisë dhe të edukojë ofruesit dhe operatorët e shërbimit të aviacionit me këto koncepte.

Na Kontaktoni

Adresa: Rr. Sulejman Delvina P.O. Box 205 Tirana, Albania
Tel/Fax : 04 22 51 220/ 22 23 969
E-mail: info@aac.gov.al

Orari

}

E Hënë - E Enjte: 08:00 -16:30
E Premte: 08:00 - 14:00

E Shtunë & E Dielë: Pushim

Buletini Informativ

Regjistrohu për të marrë informacione të përditësuara.

Rreth Nesh

Misioni i AAC është ofrimi i shërbimeve efikase, të sigurta, dhe të parrezikshme për sektorin e Aviacionit Civil Shqiptar.

http://www.aac.gov.al

Asistenti Aeroportual

Shkarko aplikacionin: KËTU

 Shkarko aplikacionin: KËTU