Më datë 30 Shtator 2015, në sallën e mbledhjeve, nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Z. Aleksandër Lipivani, njëkohësisht kryetar, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Anëtarët që morën pjesë në këtë mbledhje u informuan mbi rezultatet dhe rekomandimet e Auditit të Sigurisë të Konferencës Europiane të Aviacionit Civil (ECAC) kryer në Tiranë në datat 15 – 19 Qershor 2015 dhe ranë dakort për shtimin e veprimtarive të monitorimit nëpërmjet auditeve, inspektimeve të sigurisë, testeve dhe studimeve ndaj entiteteve që zbatojnë masat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombetar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë, në shoqëritë ajrore, ALBCONTROL SHA, etj.

Anëtarët diskutuan lidhur me kërcënimet ndaj aviacionit civil dhe nevojën e koordinimit institucional ndërmjet agjensive ligjzbatuese dhe Autoritetit të Aviacionit Civil për vlerësimin e rreziqeve dhe masat përkatëse parandaluese.