Lista e Artikujve të Ndaluar

Pasagjerët nuk lejohet të mbartin në zonën e kufizuar te sigurisë ose në bordin e një

avioni, artikujt e listuar më poshtë:

a) armë, armë zjarri dhe te tjera pajisje që nxjerrin predha – pajisje nëgjendje, ose që duken në gjendje, të përdoren për të shkaktuar plagosje seriozenga qitja e një predhe, duke përfshirë:

  • armët e zjarrit të të gjitha tipeve, të tilla si pistoletat, revolverët, pushkët,shotguns
  • armë lodër, riprodhime dhe imitime të armëve të zjarrit në gjendje që gabimishtmund të merren për armë të vërteta
  • pjesë përbërëse të armëve të zjarrit, duke përjashtuar dylbitë
  • armë me ajër të kompresuar dhe gaz karbonik, armë të tilla si pistoleta, armëme saçme, armë që qesin predha dhe toptha
  • pistoleta për sinjal ndriçues dhe pistoleta për nisje të garave sportive
  • harqe, harqe kryq dhe shigjeta
  • armë gjahu nën ujë me shtizë dhe armët me gaz
  • llastiqe dhe hedhëse

 

b) pajisje trullosëse – pajisje të përgatitura posaçërisht për trullosje osebllokim, duke përfshirë:

  • pajisje për goditje, të tilla si armë trullosëse, armë me prekje dhe nga distanca;
  • armëvrasëse me prekje për kafshët dhe nëdistancë;
  • kimikatet që shkatojnë paaftësi dhe pamundësi, gazet dhe spërkatëset, të tilla sispërkatës çorientues, spërkatës me piper, spërkatës me pjepër, gaz lotsjellës,spërkatës me acid dhe spërkatës me efekt trullosës për kafshët.

 

c) objekte me majë të mprehtë ose me tehe të mprehta – objekte me një majë të mprehtë ose tehe të mprehta të afta për të shkaktuar plagosje serioze, duke përfshirë:

  • artikuj të projektuar për prerje, të tilla si spatë, sqeparë dhe hanxhar
  • kazmë me majë (alpinistësh) dhe kazëm me majë e tehe
  • brisk/ prerëse, bisturi
  • thika me tehe me gjatësi më shumë se 6 cm
  • gërshërë me tehe prej me gjatësi më shumë se 6 cm e matur nga doreza
  • pajisje të arteve marciale me majë të mprehtë ose me majë dhe tehe
  • shpata dhe kama

 

d) vegla pune – vegla në gjendje për t’u përdorur si për të shkaktuar plagosjeserioze ose për të kërcënuar sigurinë në operim (safety) të avionit, duke përfshirë:

  • naxhake
  • punto shpuese tëçdo lloji, duke përfshirëçdo lloj trapanosh
  • vegla me tehe ose dalta me gjatësi mbi 6 cm në gjendje të përdorshme si armë,të tilla si kaçavidat dhe daltat
  • sharra, duke përfshirë motosharrat
  • shashka, pishtarë
  • vegla për percinosje dhe thumba metalik

 

e) instrumente të hapura – objekte në gjendje për të shkaktuar plagosje serioze kur përdoren për goditje, duke përfshirë:

  • shkopinjë bejsbolli, etj
  • hu/një, të tilla si shkop gome, druri, stekë bilardoje dhe shufra
  • pajisje të arteve marciale

f) pajisje dhe substancë eksplozive dhe ndezëse – eksplozivë dhe substancëndezëse dhe pajisje të afta, ose në dukshëm të afta, që duke u përdorur shkatojnë dëmtim serioz ose paraqesin kërcënim për sigurinë në operim (safety)të avionit, duke përfshirë:

  • fishek luftarak
  • kapsula shpërthyese
  • detonatorë dhe siguresa
  • riprodhime ose imitime të pajisjeve eksplozive
  • mina, granadat dhe të tjera pajisje ushtarake shpërthyese të magazinës
  • fishekzjarre dhe të tjera prioteknike
  • bombla tymëse shpërthyese dhe tym-nxjerrëse
  • dinamit, barut dhe eksplozivë plastik

 

Përjashtimet

Një përjashtim për pikën e artikujve të ndaluar mund të jepet në kushtet kur:

a) Autoriteti i Aviacionit Civil ka dhënë miratim që artikulli mund të mbartet: dhe

b) Transportuesi ajror është informuar për pasagjerin dhe artikullin që ai/ajo mbart me miratim para se pasagjerët të kenë hyrë në avion, dhe

c) Zbatimi i rregullave të sigurisë në operim (safety) është përmbushur.

 

Artikuj të tjerë

Personeli i sigurisë mund të refuzojëhyrjen e çdo pasagjeri në zonën e kufizuar të sigurisë dhe në kabinën e një avioni që zotëron një artikull që nuk përmbahet në listë, dhe për të cilin ata kanë dyshime.

 

Informacioni për pasagjerët

Transportuesi ajror, shoqëria ajrore duhet të sigurojëqë pasagjerët janë informuar për

listën e artikujve të ndaluar përpara se kontrolli i bagazhit dhe pasaportës të jetë përmbushur.

 

Lëngjet

 

Për shkak të arsyeve të sigurisë, transportimi i lëngjeve në bagazhin e dorës i nënshtrohet rregullave strikte dhe monitorimit.

Lëngjet nuk mund të transportohen në çanta dore përveç nëse paketohen në kuti/ paketa individuale kapaciteti i të cilave nuk i kalon 100 ml ose 100 gr për secilën, dhe nëse ato nuk janë të përfshira në qese plastike transparente të ri-vulosura me një kapacitet prej jo më shumë se 1 litër në total.

Çanta kozmetike transparente mund të përdoren gjithashtu për të ruajtur lëngjet në bagazhin e dorës. Përmbajtja e qeses plastike duhet të jetë e qartë dhe e dukshme, dhe qese e mbyllur plotësisht.

 

Lëngjet përfshijnë: xhel, pastë, kremra, përzierje të lëngshme/të ngurta, pasta të dhëmbëve, xhel për flokë, pije, shurupe, përmbajtje të produkteve nën presion (shkumë rroje, deodorant dhe artikuj të ngjashëm).

 

Përjashtime nga transporti i lëngjeve në bagazhin e dorës

Për të përshtatur kategoritë e veçanta të pasagjerëve dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre aktuale, rregullat për transportin e lëngjeve përjashtojnë si më poshtë:

  • Lëngjet e përdorura për qëllime mjekësore ose ushqyese, përfshirë ushqimin për foshnje. Pasagjeri duhet të dëshmojë se një likuid i caktuar përdoret për qëllime specifike me kërkesën e punonjësit të sigurisë;
  • Lëngjet e blera në dyqanet Duty Free të aeroportit pas kontrollit të Boarding Pass dhe para kontrollit të sigurisë së pasagjerëve;
  • Lëngjet e blera në dyqanet Duty Freetë aeroportit pas kontrollit të sigurisë të pasagjerëve;
  • Lëngjet e blera në aeroportin e një shteti anëtar të BE-së, duke u transferuar në aeroporte shqiptare, me kusht që lëngu të jetë në një qese transparente të mbyllur me specifikim të qartë se likuidi është blerë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin aeroport nisjeje;
  • Lëngjet e blera në avion shqiptar ose avion të shteteve anëtare të BE-së, duke u transferuar në aeroporte shqiptare, me kusht që lëngu të gjendet në qesen plastike të mbyllur transparente me specifikim të qartë se likuidi është blerë në avion në të njëjtën ditë.

 

Rekomandime të dobishme

Pasagjerët gjithashtu mund të kontribuojnë në kontrollin e sigurisë me efikasitet dhe meshpejtësi. Si?

  • Përgatituni në kohë për fluturimin dhe pyesni për artikujt që nuk mund të merren në një fluturim.
  • Paketoni vetëm në bagazhin e dorës dhe të kontrolluar, ato artikuj/gjëra që janë në përputhje me listën e artikujve të ndaluar dhe rregullat për lëngjet dhe mallrat e rrezikshme – në mënyrë që të mos rrezikohet ndalimi potencial i fluturimit ose sekuestrimi i bagazhit.
  • Lëngjet e transportuara në valixhe dore (vetëm me kapacitet 100 ml ose më pak) duhet të mbahen në qese plastike siç specifikohet.
  • Arritja në aeroport në kohën e duhur për të shmangur vonesat e mundshme dhe stresin gjatë procedurës së nisjes.
  • Kur përgatiteni për monitorimin e sigurisë së pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, vendosini sendet metalike, orët, monedhat dhe sendet e ngjashme në bagazhin e dorës në mënyrë që të most’jua mbajnë ose t’i harroni ato.
  • Kur përgatiteni për monitorimin e sigurisë së pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, duhet ta nxirrni qesen me likuide nga bagazhi i dorës.
  • Kur përgatiteni për monitorimin e sigurisë së pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, nxirrini laptopët dhe pajisjet e tjera elektronike më të mëdha (të tilla si kamera fotografike dixhitale, iPad dhe kamera regjistrimi) nga bagazhi i dorës dhe vendosini ato në mbajtëse plastikenë mënyrë që të mund të kontrollohen veçmas.
  • Hiqni xhaketën dhe / ose pallton dhe vendosni ato në mbajtëse plastike për një kontroll të veçantë.
  • Jini të përgatitur për të hequr rripin tuaj dhe/ose hiqni këpucët tuaja dhe vendosni ato në mbajtëse plastike për kontroll të veçantë nëse kërkohet nga oficeri i sigurisë.
  • Ndiqni udhëzimet e dhëna nga oficeri i sigurisë.