LICENCA E OPERIMIT (AOL)

 

Bazuar në Ligjin Nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”dhe Vendimit nr.802, datë 28.12.2023 “Për miratimin e kërkesave për dhënien e licencës së operimit për ofrimin e shërbimeve ajrore, procedurat, kriteret dhe kushtet për refuzimin, pezullimin apo revokimin e licencës së operimit”, Autoriteti i Aviacionit Civil shqyrton, miraton, refuzon, anulon ose pezullon licencën e operimit të transportesit ajror.

Nëpërmjet licencës së operimit mundësohet ofrimi i shërbimeve ajrore për transportin e pasagjerëve, postës dhe/ose ngarkesave sipas përcaktimeve në licencë.

Vendim mbi licencen e operimit Air Albania shpk
Vendimi për pezullimin e licencës së operimit shoqërisë ajrore Albawings