Lëngjet, Mallrat e Rrezikshme, Artikujt e Ndaluar

Të gjithë pasagjerët, bagazhetedorës dhe bagazhet e kontrolluaratë tyre duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë përpara se të hyjnë në zona të kufizuara të sigurisë në Aeroport. Kontrollet e sigurisë kryhen në pikat e kontrollit, me dorë, me pajisje teknike dhe/ose duke kombinuar të dyja metodat.

Objektivi primar i kontrollit të sigurisë është të zbulojë dhe parandalojë:

  • Hyrjen e objekteve të ndaluara në zonën e kufizuar të sigurisë dhe më pas në avion, dhe
  • Vepër e mundshme e ndërhyrjeve të paligjshme (si rrëmbimi, sabotimi apo sulmi i avionëve me një mjet shpërthyes).

 

Lista e artikujve që nuk mund të merren në një fluturim mund të gjenden në Listën e artikujve të ndaluar. Kontaktoni me kompaninë ajrore ose agjentin e udhëtimit nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me çfarë mund të merrni me vete në bord.

Kontrolli individual i sigurisë është në dispozicion për pasagjerët me aftësi të kufizuara lëvizëse, me proteza dhe me stimulues kardiak, sipas kërkesës së tyre.

Pajisjet që përdoren gjatë kontrollit të sigurisë nuk mund të dëmtojnë pajisjet elektronike të pasagjerëve (laptopë, kamera, iPod etj) ose filma fotografikë.