Lejet për fluturimet Diplomatike/Civile

 

1. Leja për fluturime civile diplomatike në/nga ose mbi territorin e Shqipërisë, miratohet nga Ministria e Punëve të Jashtme pas koordinimit me AAC.

2. Kërkesat për leje duhet të dorëzohen së paku 3 ditë pune para afatit të fluturimit të propozuar në:

 

Ministria e Punëve të Jashtme

Drejtoria e Protokollit të Shtetit

Rruga: “Marsel Kashen”

Tirana, Albania

Tel: +355 4 2364404

Fax: +355 4 2364600