Lejet e fluturimit për fotografi ajrore, anketa dhe çdo lloj pune ajrore

  1. Operatorët e mjeteve fluturuese të rregjistruara në çdo vend të huaj që dëshirojnë të angazhohen në fotografitë ajrore, apo punë të tjera ajrore në Shqipëri, pavarësisht se janë të paguara apo të një forme tjetër, duhet të marrin një autorizim nga AAC.
  2. Leja për punën ajrore në Shqipëri do të lëshohet nga AAC pas koordinimit me Ministrinë e Mbrojtjes. Për këtë qëllim, operatorët e avionëve duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në AAC, së paku 20 ditë pune të plota përpara operacionit të propozuar, duke dhënë informacionin e mëposhtëm:

a) Emrin dhe adresën e operatorit;

b) Tipin, kombësinë dhe shenjën e regjistrimit të avionëve që do të përdoren;

c) Detajet e punëdhënësit të ekuipazhit dhe fotografitë (për studim dhe fotografi ajrore);

d) Detajet e plota të operacioneve të propozuara, duke përfshirë datat, vendndodhjen, lartësinë për fluturim, etj;

e) Prezantim grafik i zonës fluturuese në fjalë

Shënim: Nëse avioni ka bërë ndryshime për llojin e punës ajrore që do të kryhet, do të kërkohet nga AAC detaje mbi modifikimet e bëra, së bashku me një kopje të miratimit të ndryshimeve nga autoriteti aeronautik i gjendjes së rregjistrit.

3. Përveç sa më sipër, për operatorët që dëshirojnë të angazhohen në fluturime të ulëta (qoftë për qëllime bujqësore apo pyjore) në Shqipëri kërkohet të marrin një miratim nga AAC. Për këtë qëllim ata duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre me detaje (a) deri (e) më sipër, nëpërmjet AAC-së, të paktën 20 ditë pune përpara.