Në datat 5-14 Maj, u zhvilua në qytetin e Vlorës, Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimeve të Lira, ose sic njihet ndryshe 9TH FAI ËORLD PARAGLIDING ACCURACY.
Autoriteti i Aviacionit Civil u kujdes dhe ndoqi nga afëer këtë event të organizuar për herë të parë në vendin tonë ku morën pjesë mbi 50 shtete, plot 200 pilotë konkurues dhe 800 pjesëmarrës të tjerë shoqërues. Ekipi kombëtar shqiptar do të jetë i përbërë nga 7 pilotë sportistë, të cilët do të synojnë të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë.
Ky aktivitet organizohet nga Federata shqiptare e Aeronautikës, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil si dhe Ministrinë e Kulturës dhe do t’i shërbejë vendin tonë për promovimin e turizmit, zhvillimin dhe njohjen e tij në nivel global në zonën ku do të zhvillohet kampionati.
Shqipëria fitoi të drejtën për të zhvilluar kampionatin e 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira, duke triumfuar ndaj Kinës dhe Gjermanisë dy vendeve të tjera që morën pjesë në konkurim, në mbledhjen e Federatës ndërkombëtare të Aeronautikës të mbajtur në Beograd në vitin 2014.
Në fund të kampionatit, secilit prej pjesëmarrësëve iu dorëzua një çertifikatë mirënjohje nga Drejtoresha Ekzekutive e AAC, Znj. Lilika Radovicka, e cila falenderoi garuesit e këtij kampionati, dhe shprehu gadishmërinë dhe mbështetjen për sa më shumë aktivitetet të tilla që i shërbejne imazhit dhe promovimit të vendit tonë.