Mbikalimet

 

1. Nuk kërkohet leje paraprake për fluturimet private të avionëve civilë të huaj të regjistruar në shtetet që janë palë në Konventën e Çikagos për mbikalimin në Shqipëri, ose për ndalesa në territorin shqiptar jo për qëllime trafiku. Megjithatë, plani i fluturimit për një fluturim të tillë duhet të dorëzohet tek ATS (Albcontroll) të paktën një orë përpara fluturimit, ose të paktën dy orë para hyrjes në hapësirën ajrore shqiptare.

2. Leja për fluturime të tilla nga aeroplanë të regjistruar në shtetet që nuk janë palë në Konventën e Çikagos, duhet të kërkohet në përputhje me proçedurën e përcaktuar në GEN 1.2.3 për fluturimet komerciale.