Fluturimet private për/nga Shqipëria

 

Procedura

  1. Kërkohet leje paraprake për fluturimet private për avionëve civilë të huaj që operojnë në/nga territori shqiptar.
  2. Leja për fluturime të tilla duhet të jetë në përputhje me proçedurën e përcaktuar në GEN 1.2.3 për fluturimet charter.
  3. Pilotët e fluturimeve private kanë detyrimin të respektojnë kërkesat në lidhje me kontrollin e pasaportave dhe duhet t’i paraqesin udhëtarët e tyre, pas mbërritjes dhe largimit, tek Zyra Emigracionit ose në Zyrën Doganore.
  4. Fluturimet sportive ose turistikë mund të fluturojnë përgjatë rrugëve dhe të përdorin aeroportet që nuk janë të autorizuar për përdorim ndërkombëtar, me kusht që ulja e parë dhe ngritja e fundit para se të largohet nga territori shqiptar të kryhet nga një aeroport ndërkombëtar. Lista e personave në bord duhet t’i bashkëngjitet planit të fluturimit.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Përveç dokumenteve të përmendura nën GEN 1.2.3 më sipër, një kopje e çertifikatës së pronësisë kërkohet në rastin e një avioni që mbetet brenda Shqipërisë për më pak se 2 ditë. Për një qëndrim përtej 2 ditëve pas datës së mbërritjes, do të pranohet një “carnet de passages en douane” në vend të një obligacioni ose të ndonjë garancie tjetër financiare.