Mbikalimet

  1. Nuk kërkohet leje paraprake për fluturimet jo skedul (të parregullta) me aeroplanë të regjistruar në vendet që janë palë në Konventën e Çikagos (Shtetet Kontraktuese), që mbikalojnë në Shqipërinë ose bëjnë ndalesa për qëllime jo të trafikut. Megjithatë leja paraprake është e nevojshme për fluturime të tilla nga aeroplanë të regjistruar në vende që nuk janë palë në Konventën e Çikagos.
  2. Aplikimet duhet të përfshijnë informacionin e mëposhtëm:
  • Emri dhe adresa e operatorit;
  • Tipi dhe shenja e thirrjes së avionit, kombësinë dhe shenjat e regjistrimit;
  • Rrugën e fluturimit;
  • Aerodromin e nisjes dhe të mbërritjes, kohën e parashikuar të nisjes dhe të mbërritjes;
  • Datën e fluturimit dhe kohën e parashikuar për pikën hyrëse/dalëse të FIR Tiranë.