Fluturimet Charter

  1. Kërkohet leje paraprake për të gjitha llojet e fluturimeve charter që dëshirojnë të fluturojnë në/nga Shqipëria. Operatorët duhet të bëjnë kërkesë për leje në AAC. Operatorët duhet të japin njoftim të plotë për fluturimet charter të propozuara, të paktën dy ditë pune të plota, para mbërritjes ose largimit nga Shqipëria, përveç rasteve të urgjencës së vërtetë. Rekomandohet që kërkesat për leje të bëhen në formularin e aplikimit të disponueshëm në adresën zyrtare të AAC-së: https://www.aac.gov.al
  2. Të gjitha aplikacionet për leje fluturimi charter duhet të përfshijnë detajet e mëposhtme:

a) Emri dhe adresa e operatorit duke përfshirë numrin e AOC;

b) Tipi dhe shenja e thirrjes së avionit, kombësisë dhe shenjat e rregjistrimit;

c) Data e arritjes dhe largimit nga Shqipëria;

d) Aerodromin e nisjes dhe kohën e parashikuar të nisjes;

e) Aerodromin e mbërritjes dhe kohën e parashikuar e mbërritjes;

f) Rrugën e fluturimit, kohën e parashikuar për pikën hyrëse/dalëse të FIR Tiranë;

g) Qëllimin e fluturimit;

h) Llojin e fluturimit dhe numrin e ekuipazhit dhe pasagjerëve dhe/ose natyrën dhe sasinë e ngarkesës që duhet të merret ose të zbritet; dhe

i) Emrin, adresën e biznesit të qiramarrësit, nëse ka.

Shënim: Arsyeja për urgjencën duhet të shprehet në çdo kërkesë të paraqitur në më pak se periudha e specifikuar e njoftimit.