KRISLEN KERI

KRISLEN KERI

DREJTOR EKZEKUTIV AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL SHQIPTAR

Z. Krislen Keri lindi në Kuçovë, Berat, më 26 tetor 1986. Në vitin 2008 ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Oxford Brookes, Britani e Madhe në Manaxhim Ndërkombëtar Biznesi dhe në vitin 2011 u diplomua me rezultate të larta në Universitetin Aeronautik Embry Riddle, Florida, dega MBA për Aviacion.

Z. Keri ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e Aviacionit, si Manaxhimi i Cilësisë, Teknikat e Auditit Rregullator, Operacionet e Kompanive Ajrore, Sistemet e Manaxhimit të Riskut, si dhe Mbikqyrjen Universale të Sigurisë, Qasja e Monitorimit të Vazhdueshëm I & II, Manaxhimi i Performancës së Burimeve Njerëzore etj.

Eksperienca e punës e Z. Keri ka nisur që prej vitit 2008 si agjent rampe në Aeroportin e Tiranës, ku vijon, përgjatë kryerjes së studimeve master në Florida, si Asistent Pedagog i Ekonomiksit të Avancuar në Aviacion. Ai rikthehet sërish në Tiranë në vitin 2011, si Pedagog i Jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe njëkohësisht i punësuar pranë Autoritetin e Aviacionit Civil si Inspektor i Ruajtjes së Cilësisë.
Në vitin 2013 emërohet Këshilltar i Ministrit për Aviacionin Civil, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si pjesë e Programit të Lidershipit “LEAD Albania”. Më pas do të mbaj postin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit, deri fund të 2015-ës. Gjatë periudhës nëntor 2015 – nëntor 2016 ai emërohet në funksionin e Drejtorit të Projekteve të Huaja në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

Në dhjetor 2016 i drejtohet sektorit privat ku punoi në një kompani tregtimi të produkteve ushqimore, në funksionin e përgjegjësit për ngritjen e operacioneve për njësinë e distribucionit dhe logjistikës.

Na Kontaktoni

Adresa: Rr. Sulejman Delvina P.O. Box 205 Tirana, Albania
Tel/Fax : 04 22 51 220/ 22 23 969
E-mail: info@aac.gov.al

Orari

}

E Hënë - E Enjte: 08:00 -16:30
E Premte: 08:00 - 14:00

E Shtunë & E Dielë: Pushim

Buletini Informativ

Regjistrohu për të marrë informacione të përditësuara.

Rreth Nesh

Misioni i AAC është ofrimi i shërbimeve efikase, të sigurta, dhe të parrezikshme për sektorin e Aviacionit Civil Shqiptar.

http://www.aac.gov.al

Asistenti Aeroportual

Shkarko aplikacionin: KËTU

 Shkarko aplikacionin: KËTU