Dokumentacioni i kërkuar

1- Përveç kërkesave operacionale të përcaktuara në pjesët e tjera të AIP, operatorëve u kërkohet të sigurojnë kopjet e mëposhtme:

  • Liçenca Operative, në përputhje me Kapitullin 2 të Rregullores (EC) Nr. 1008/2008, të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të rregjistrimit të linjës ajrore;
  • Çertifikatën e operatorit ajror;
  • Çertifikatën e Vlefshmërisë Ajrore dhe Çertifikatën e Rregjistrimit të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të rregjistrimit për të gjithë avionët që do të përdoren për shërbimet në Shqipëri;
  • Çertifikatën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund të lindin nga operacionet e tij të transportit, duke përfshirë:

-Detyrimi i palës së tretë të avionit; dhe

-Pasagjerët, bagazhet, ngarkesën, postën dhe sigurimin e përgjithshëm të përgjegjësisë së avionit;

  • Çertifikatën e miratimit të instalimit të radios avionëve;
  • Deklarata për Minimumin Operativ të Aerodromit;
  • Çertifikatën e zhurmës së avionit që do të përdoret.

2- Dy kopje të manifestit të ngarkesës janë të nevojshme pas uljes në aeroportet në Shqipëri. Deklarata e përgjithshme dhe manifestimi i pasagjerëve nuk janë të nevojshme.

3- Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë nëse e sheh të nevojshme.

4– Dokumentet e përmendura më lartë duhet të ndjekin formatin standard të ICAO dhe janë të pranueshme në gjuhën angleze.