Dokumentacioni i kërkuar

Operatorët e mjeteve fluturuese të regjistruara në një Shtet Kontraktues të Konventës së Çikagos, që dëshirojnë të aplikojnë në AAC për leje për të ushtruar shërbime gjithë përfshirëse charter të udhëtimit në/nga Shqipëria, duhet të japin informacionin e mëposhtëm për çdo seri fluturimesh:

a) Emri dhe adresa e operatorit;

b) Tipin dhe shenjën e thirrjes së avionit, kombësinë dhe shenjat e regjistrimit të avionëve, si dhe kapacitetin që duhet të ofrohet.

c) Programin e operacioneve, duke përfshirë edhe itinerarin e avionit;

d) Emrat dhe adresat e agjencisë (ve) të udhëtimit ose organizatorëve turistikë;

e) Një kopje të noterizuar të kontratës me operatorin turistik për fluturimet e synuara për në Shqipëri;

f) Çertifikatën e regjistrimit të biznesit të operatorit turistik ose të degës së saj në Shqipëri;

g) Detaje të kushteve nën të cilat organizohet turi përfshirës:

h) Çmimin minimal të pagueshëm nga një pasagjer për turin gjithëpërfshirës;

i) Udhëzimin e plotë të turit përfshirës;

j) Kohë zgjatjen e turit përfshirës (duke përfshirë qëndrimin në hotel).

1.  Në përputhje me rekomandimet e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar kërkon që aplikimet për fluturimet stinore, dhe ato sezonale të përfshihen në datat e mëposhtme:

-Për fluturimet nga 1 prilli deri më 31 tetor, deri më 15 janar;

-Për fluturimet ndërmjet 1 nëntorit dhe 31 marsit, deri më 1 shtator.

2.  Sidoqoftë, këto kufizime kohore nuk do të zbatohen për fluturime teke ose për një seri fluturimesh për të cilat informacioni nuk është në dispozicion deri në datat e specifikuara. Në këto raste, AAC-ja do të kërkojë njoftim të paktën për 3 ditë të plota pune paraprakisht për fluturimet teke dhe 20 ditë të plota pune paraprakisht për fluturimet seri. Çdo ndryshim në gjendjen e programeve operacionale të miratuara tashmë duhet të paraqitet për miratim në datën më të hershme të mundshme.

Shënim: Lejet do të autorizojnë vetëm transportin e udhëtarëve që paguajnë një pagesë gjithë përfshirëse për transportin ajror, transportin sipërfaqësor, akomodimin e hotelit dhe/ose objektet në lidhje me një ngjarje të veçantë, të rezervuar nga organizatorët e udhëtimeve të përmendura në aplikacionin për të. Prandaj është e rëndësishme që çdo tur operator i lidhur me charterusin e avionit duhet të vendosi emrin në aplikim.