Dokumenatacioni i kërkuar i avionit për fluturimet charter, cargo dhe punë ajrore  

 

1. Përveç kërkesave operacionale të përcaktuara në pjesë të tjera të AIPS, operatorëve u kërkohet të sigurojnë kopjet e mëposhtme:

a) Liçenën Operative, në përputhje me Kapitullin 2 të Rregullores (KE) Nr. 1008/2008, të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të regjistrimit;

b) Çertifikatën e Operatorit Ajror;

c) Çertifikatën e Vlefshmërisë Ajrore dhe Çertifikatën e Regjistrimit të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të origjinës për çdo avion që do të përdoret për shërbimet në Shqipëri;

d) Çertifikatën e sigurimit të përgjegjësisë për pasagjerët dhe rreziqet e palëve të treta në lidhje me çdo avion që do të përdoret për shërbimet në Shqipëri. Për fluturimet e ngarkesave, çertifikatën e përgjegjësisë së palës së tretë. Niveli i sigurimit duhet të plotësojë kërkesat minimale të sigurimit për pasagjerët dh përgjegjësinë e palëve të treta të përcaktuara në nenet 6 dhe 7 të Rregullores së BE-së Nr. 785/2004;

e) Çertifikatën e miratimit të instalimit të radios avion;

f) Deklaratat për Minimumin Operativ të Aerodromit;

g) Çertifikatën e zhurmës për çdo avion që do të përdoret.

2. Dy kopje të manifestit të ngarkesës janë të nevojshme pas uljes në aeroportet shqiptare. Deklarata e përgjithshme dhe manifesti i pasagjerëve nuk janë të nevojshme. Një kopje e AWB dhe letër nga pritësi kërkohet për fluturime mallrash.

3. AAC rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë.

4. Dokumentet e përmendura më lart duhet të ndjekin formatin standard të ICAO në gjuhën angleze.